Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspeksioni kontrollon klubet e natës në Mitrovicë

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, në bashkëpunim me Policinë kanë kryer mbrëmë kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste në qytetin e Mitrovicës.

"Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga bizneset e përfshira në këtë kontroll të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00, ndërsa nga Drejtoria e Inspeksionit këto subjekte afariste janë udhëzuar të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga komuna e Mitrovicës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në komunikatë thuhet se gjatë aksionit janë inspektuar gjithsej katër subjekte afariste, ku pas inspektimit është kërkuar që të respektohet Rregullorja Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës për subjektet afariste.

“Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdoj edhe më tutje me aksione të tilla si dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët neglizhojnë rregullat lidhur me respektimin e orarit zyrtar të paraparë”, thuhet në komunikatën e komunës./KsP.