Komuna e Gjilanit është tërhequr nga projekti për ndërtimin e nënkalimit, i cili do të shërbente për lidhjen e Spitalit Regjional të Gjilanit me Qendrën e re të Mjekësisë Familjare. Komunarët arsyetohen se vendimi për mosndërtimin e nënkalimit ka ardhur, ngase është bërë një zgjidhje alternative me hapjen e një rruge të re tek Spitali Regjional.
Mirëpo për Komunën nuk është projekti i parë i cili po ndryshohet, ngase edhe projekti i zgjerimit të rrugës me katër korsi ishte paraparë që të përfshinte qendrën e qytetit, mirëpo ekzekutivi i Komunës më vonë e kishte parë si të arsyeshme që projekti i zgjerimit të përfundonte afër stacionit të autobusëve. Edhe parkingu nëntokësor nuk do të realizohet, ngase Komuna ka plane të tjera për parcelën, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOpozita në Komunën e Gjilanit vlerëson se Komuna ka një paqëndrueshmëri sa i përket zhvillimit urban dhe se ata janë të vëmendshëm në raport me punët e Komunës, ngase, sipas tyre, projektet e Komunës ndryshohen shpejt. Vlerësojnë se Komuna është duke treguar se ka një planifikim të dobët në zhvillimin e qytetit dhe se ekspertët të cilët janë të angazhuar për zhvillim nuk janë në krye të detyrës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoi sot në “Koha Ditore”)