Komuna e Gjilanit është pajtuar që projekti për zgjerimin e rrugës të përfshijë edhe qendrën e qytetit.
Komunarët në të kaluarën kishin deklaruar se projekti i Ministrisë së Infrastrukturës ka nevojë për revidim mirëpo tani ata janë tërhequr nga kjo kërkesë.
Nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli ka deklaruar se zgjerimi i rrugës do të ndikojë në shkarkimin e komunikacionit dhe njëkohësisht do të trajtohen dhe ujërat atmosferik.
Ai ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për këtë projekt, raporton KOHA.
“Ky projekt, përveç ndikimit në shkarkimin e komunikacionit, do të ketë ndikim edhe në përmirësimin e aspektit mjedisor nga zvogëlimi i gazrave dhe zhurmës. Zgjerimi i rrugës në qendër të qytetit, do të jetë në katër korsi, e cila do t’i bashkohet rrugës së Ferizajt. Njëkohësisht, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, për shkak të punimeve që do të ndodhin këtu, dhe, për shkak të fillimit të futjes së gypit atmosferik në qytet, gyp i cili do të jetë vazhdë nga rrethi përballë Furrës “Vëllezërit Çoçaj” , deri në qendër të qytetit. Kjo trase e rrugës me katër korsi, do ta lirojë Gjilanin nga komunikacioni i ngarkuar, dhe, do ta bëjë një qytet i cili do të jetë pikë referimi nga të gjithë” ka thënë ai.
-
Komunarët sqarojnë planin e tyre për punimet në qendër të Gjilanit
-
Hyrja në Gjilan prej Ferizajt zgjerohet në katër korsi
-
Zgjerimi i rrugës anashkalon qendrën e Gjilanit
-
Opozita në Gjilan kritikon qeverisjen komunale për menaxhim të dobët të projekteve infrastrukturore
-
Punimet në rrugën me katër korsi Gjilan-Prishtinë po zhvillohen me ritme të kënaqshme