Kosovë

Opozita në Podujevë: Buxheti 2020 nuk orientohet në zhvillim ekonomik

Opozita në Podujevë: Buxheti 2020 nuk orientohet në zhvillim ekonomik

Vërejtje të shumta janë dhënë nga zyrtarët opozitarë të Komunës së Podujevës për planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Sipas tyre, me këtë planifikim nuk pritet të ketë zhvillim ekonomik.

Ata kanë thënë se, edhe pse buxheti i kësaj komune rritet për çdo vit, ai vazhdon të shpenzohet për asfalt të dobët, në rrugë që asfaltohen shpesh e nuk rregullohen kurrë. Shefi i Grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka thënë se buxheti për vitin 2020 është në vazhdën e logjikës së mbrapshtë të konceptit zhvillimor të kësaj qeverisjeje të paaftë komunale, shkruan sot Koha Ditore.