Deçan, 4 shtator - Në fshatin turistik të Deçanit, Belle, nesër festohet "Dita e Gështenjave", një festë tashmë tradicionale në këtë anë të Kosovës ku ajo rritet.
Sipas njoftimit nga Komuna e Deçanit, manifestimi do të nisë nga ora dhjetë e mëngjesit. Ndër të tjera do të mbahet një orë letrare me moton ,,Madhështia e Gështenjës Deçanase’’, si dhe do të ketë ekspozitë, ushqime tradicionale, pjekja dhe servimi i gështenjave dhe aktivitete të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeqë nesër është dita e heshtjes pas fushatës dhjetëditore, pritet edhe pjesëmarrja e zyrtarëve nga kjo komunë dhe më gjerë.