Komuna e Deçanit sot ka organizuar ditën e gështenjës, ku përveç orës letrare, do të bëhet edhe pjekja dhe servisimi i gështenjës.
Organizimi i kësaj dite do të mbahet në fshatin turistik Belle, duke filluar nga ora 10.00.
Sipas njoftimit të komunës do të mbahet ora letrare me moton “Madhështia e Gështenjës Deçanase”, pastaj ekspozita, ku do të ketë ushqime tradicionale, pjekja dhe servisimi i gështenjës dhe një sërë aktivitetesh tjera.
Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i pari i komunë së Deçanit, Bashkim Ramosja, deputetë dhe qytetarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Nesër në Belle të Deçanit festohet “Dita e Gështenjave”
-
Fshati Belle në Deçan feston Ditën e Gështenjës
-
Voton Haradinaj: Sot është dita për t'i marrë vendimet
-
Zjarr i madh në Bjeshkët e Deçanit, Ramosaj kërkon ndihmë për shuarjen e tij
-
Haradinaj: Deçanin do ta bëjmë adresë botërore të turizmit dimëror