Kosovë

Në QMF-në e Kijevës në Malishevë rifillon puna, pas riparimit të objektit

Në QMF-në e Kijevës në Malishevë rifillon puna, pas riparimit të objektit

Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në Kijevë, është riparuar në tërësi, falë një donacioni nga organizata zvicerane AQH, dhe tashmë ka rifilluar ofrimi i shërbimeve shëndetësore në këtë qendër, por në kishte më të mira dhe ambient më të zgjeruar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, sot e kanë vizituar QMF-në në Kijevë.