Agjencia Kosovare e Privatizimit përmes një shkrese dërguar në adresë të lidershipit komunal të Prizrenit ka konfirmuar se nuk i kundërshton punimet që po zhvillohen në ndërtesën e administratës lokale për krijimin e Qendrës me një ndalesë (One Stop Shop).
Shkresa e AKP-së për këtë çështje është publikuar në rrjetet sociale nga Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, i cili ka pohuar se në këtë rast Ekzekutivi lokal ka vepruar drejt, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë shkresën e AKP-së theksohet se kjo agjenci nuk ka kundërshtime për punimet në renovimin e ndërtesës në fjalë.
"Pas sigurimit të informatave të detajuara dhe sqarimeve të domosdoshme nga ana e Komunës së Prizrenit, respektivisht pas konfirmimit që nuk bëhet fjalë për rrënim apo modifikime strukturore, AKP nuk kundërshton punimet për renovimin e brendisë së objektit si rezultat i projektit përkatës të ashtuquajtur "One Stop Shop", i bashkëfinancuar në mes të MAP-it, MAPL-së dhe Komunës së Prizrenit, projekt ky në dobi të qytetarëve dhe bizneseve të Komunës së Prizrenit”, ka bërë të ditur AKP-ja, duke vënë në dijeni Komunën se “këto punime nuk mund të prejudikojnë apo afektojnë në të ardhmen çfarëdo pretendimi pronësor mbi objektin në fjalë, i cili është në pronësi të NSH "Bankkos" me seli në Prishtinë”.
Ndërsa drejtori Hajdari ka theksuar se ky është një moment kthese në punët e Komunës, ngase ajo ka një model të ri qeverisjeje, konform parimeve dhe normave ligjore, më të mirën për qytetarët dhe shërbime administrative të avancuara si asnjëherë më parë.
(shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)