Në kuadër të projekteve kapitale që janë duke u realizuar në Komunën e Kaçanikut, sot ka filluar rregullimi i rrugës “ Idriz Seferi” në Kaçanik.
Sipas projektit, e tërë pjesa do të shtrohet me kubëza kalldrëmi, përfshirë edhe pjesën përreth Xhamisë së qytetit, ndërsa në punime do të përfshihet edhe rregullimi i përgjithshëm i infrastrukturës nëntokësore (ujësjellës, kanalizim etj).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Komunës, Besim Ilazi me bashkëpunëtorët, që ndoqi fillimin e punëve, këtë projekt e vlerësoi si shumë të rëndësishëm për rregullimin e hapësirave publike në qytet, që do të krijojë një pamje moderne duke ruajtur njëkohësisht atë tradicionale, me çka identifikohet kjo pjesë e qytetit.