Dega e PDK-së në Prizren, të hënën, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për politizim të arsimit, ndërprerjen e investimeve në rregullimin e infrastrukturës shkollore, sikurse edhe humbjen e orëve mësimore si pasojë e mungesës së mësimdhënësve në procesin arsimor.
Anëtarë të këtij subjekti opozitar gjatë një konference për media kanë vlerësuar se arsimi në Komunën e Prizrenit jo vetëm se nuk po ndryshon gjatë këtij mandati qeverisës, por se i njëjti po keqësohet edhe më shumë nga ditë në ditë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-deputetja Luljeta Veselaj-Gutaj ka shprehur qëndrimin se gjendja aktuale e arsimit në Komunën e Prizrenit është shqetësuese dhe alarmante, për arsye se pushteti aktual po mundohet që atë ta kontrollojë përmes ndërhyrjeve politike.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)