Kosovë

Vushtrria nis me shpërndarjen e shujtave për nxënësit

Vushtrria nis me shpërndarjen e shujtave për nxënësit

​Në shkollat e Vushtrrisë ka filluar shpërndarja e shujtave për shkollarët e ciklit të ulët në të gjitha shkollat e komunës së Vushtrrisë.

Siç bën me dije në njoftimin për media Komuna e Vushtrrisë, “sot kryetari Xhafer Tahiri bashkë me drejtorin e DKA Afrim Namani, kanë vizituar shkollën ‘Naim Frashëri’ Vushtrri dhe ‘Migjeni’ në Stanoc dhe kanë shpërndarë shujtat për nxënës”.