Ka disa vjet që Komuna e Klinës e ka të domosdoshme një deponi të veten për hedhjen e mbeturinave. Kjo komunë mbeturinat e saj i hedh në deponinën rajonale të mbeturinave në fshatin Sferkë të Pejës.
Me një projekt ideor që e kanë në sirtarë ka dy vjet, Komuna e Klinës kishte shpresuar që do ta jetësonte bashkë me Istogun, por jo me financim nga buxhetet e veta financiare. Për ndërtimin e kësaj deponie të mbeturinave propozimi kishte ardhur prej vetë Komunës së Klinës, si më nevojtare, pasi Istogu e ka një deponi të veten për mbeturina, por edhe ajo është vetëm zgjedhje e përkohshme, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër zgjidhjen e këtij problemi, Komuna e Klinës kishte mbështetur shpresat e saj në jetësimin e projektit për deponinë e përbashkët me Istogun, në sigurimin e donatorit të mundshëm për financimin e këtij projekti. Për deponinë e përbashkët të mbeturinave këtë dy komuna edhe kishin bërë marrëveshje mes veti në tetor të vitit 2017.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)