Kosovë

Pas aktakuzës, jep dorëheqje drejtori i Financave në Prizren

Pas aktakuzës, jep dorëheqje drejtori i Financave në Prizren
 

Drejtori për Ekonomi dhe Financa, Ertan Simitçi, ka dhënë dorëheqje pas aktakuzës së ngritur në fund të muajit të kaluar, raporton KTV.

“Kemi pas angazhim shumë të mirë me stafin e juaj. Por ky rasti i jem është rast i veçantë dhe e dijë që nuk është lidhur me juve, me mandatin e juaj por me problematikën e Prizrenit. Duhet të marrim një vendim konkret që qytetarët ta dinë që në Prizren gjithherë ka pas transparencë. Nga sot do jap dorëheqje nga detyra ime dhe do lirohem nga të gjitha akuzat dhe do merrem vetëm me këtë proces", ka thënë Simitçi.