Kamerat e sigurisë në qytetin e Malishevës do të mbikëqyren nga policia

Kamerat e sigurisë në qytetin e Malishevës do të mbikëqyren nga policia

16 August 2019 10:23

Malishevë, 16 gusht - Nga sot edhe zyrtarisht, sistemi i kamerave të sigurisë të vendosura në qytetin e Malishevës, do të jenë të mbikëqyrura nga ana e Policisë së Kosovës.

Për këtë qëllim, sot në Malishevë ka qëndruar edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë, kolonel Lumni Graishta, i shoqëruar edhe nga komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, të cilët janë takuar me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për kalimin e sistemit të kamerave të sigurisë në mbikëqyrje të Policisë së Kosovës.

Kjo është bërë me qëllim të rritjes së sigurisë publike për qytetarët dhe pronën në qytetin e Malishevës. Komuna e Malishevës, ka investuar në vendosjen e sistemit të kamerave të sigurisë me qëllim të rritjes së ofrimit të sigurisë publike.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme