Prizren, 26 korrik – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar ndaj pretendimeve të disa anëtarëve të partive opozitare lidhur me prejardhjen e lopëve qumështore, të cilat ditë më parë Komuna ua ka shpërndarë blegtorëve përfitues.
Haskuka ka sqaruar se 99 krerë lopë që janë shpërndarë nga Komuna e Prizrenit për blegtorët kanë prejardhje nga Sllovakia dhe jo nga Serbia. Mirëpo, opozitarët kanë vazhduar kritikat e tyre duke theksuar se edhe Sllovakia nuk e njeh shtetin e Kosovës. Madje kanë shtuar se lopët qumështore janë transportuar përmes Serbisë dhe me kamionë me targa serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari Haskuka ka publikuar reagimin në rrjetet sociale, ku ka theksuar se “disa zyrtarë të PDK-së dhe AAK-së kanë dezinformuar opinionin publik, duke shpifur kinse lopët qumështore janë me prejardhje nga Serbia”.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")