Komunarët e Podujevës në partneritet me organizatën "OZHR Mëshqerra”, ua kanë dhënë nga një lopë qumështore të racës ‘Hollshtajn’ 45 blegtorëve llapjanë.
Në një njoftim të komunës së Podujevës thuhet se kryetari, Shpejtim Bulliqi, ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për sektorin e blegtorisë në këtë komunë.
“Gjatë këtij viti, me buxhetin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) por edhe përmes bashkëpunimeve me partnerë tjerë, siç është ky i sotmi, do t’u dalim në ndihmë fermerëve llapjanë”, ka theksuar Bulliqi në ceremoninë e dhënies së këtyre lopëve.
Në njoftimin e komunës tutje thuhet se kjo është hera e dytë që DBPZHR shpërndanë lopë qumështore të racës 'Hollshtajn' për blegtorët llapjanë.
"Ky projekt buron nga marrëveshja e bashkëpunimit në mes të komunës së Podujevës dhe “OZHR Mëshqerra” e nënshkruar vitin e kaluar".
-
Komuna e Podujevës dhe AZHR-ja ndihmojnë gratë llapjane me pajisje bujqësore
-
4 milionë euro për shtratin e lumit Llap dhe lumenjtë tjerë në Podujevë
-
Për Bahri Pollomin, blegtoria e bujqësia më fitimprurëse se një rrogë shteti
-
Blegtori llapjan që kultivon dele “Hashanka” dhe “Garushka”
-
Peci: 4.6 milionë euro është përkrahja për fermerët që kanë mbi 5 krerë lopë