Arbëri

Nuk rrënohet njëra pjesë e “Abi Çarshisë”

Nuk ka vazhduar rrënimi i një pjese të “Abi Çarshisë”.

Gjykata ka vendosur masë të përkohshme që të mos rrënohet kjo pjesë e objektit, raporton KTV.

Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Islam Thaqi, të mërkurën ka bërë të ditur se ky organ që prej datës 21 korrik 2019 nuk ka pranuar përgjigje me shkrim nga ana e prokurorit të rastit lidhur me urdhrin dhe arsyen e ndërprerjes së punimeve për zbatimin e vendimit për rrënimin e pjesës pa leje të objektit “Abi Çarshia”, raporton Koha Ditore.

Lexo edhe: Inspektorati në Prizren s’ka vendim me shkrim nga Prokuroria për çështjen “Abi Çarshia”

Njoftimi është bërë i ditur edhe nga vet Gjykata.

“Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas propozimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, dhe propozimit të propozuesit ,,ABI,, sh.p.k. me seli në Prizren për caktimin e masës së përkohshme për sigurim”, thuhet në njoftim.

Me këtë, thotë të ketë marrë aktvendimin e mëposhtëm:

AKTVENDIM

APROVOHET propozimi për caktimin e masës së përkohshme për sigurim, të propozuesit ,,ABI,,sh.p.k. me seli në Prizren, rr. Komuna e Parisit pa nr.

LËSHOHET masa e përkohshme për sigurim, ashtu që i ndalohet Komunës së Prizrenit, me seli në Prizren, Rr. Remzi Ademaj, pa nr. që të ndërmarr veprime me të cilat do të dëmtohet – rrënohet objekti i propozuesit ,,ABI,, sh.p.k. me seli në Prizren e cila shtrihet në ngastrën kadastrale P-7183068-06939-0 dhe P-71813068-07065-1

LËSHOHET masa e përkohshme për sigurim, ashtu që i NDALOHET Komunës së Prizrenit, me seli në Prizren, rr. Remzi Ademaj, pa nr. që të ndërmerr çfarëdo veprimi i cili do të pamundësonte posedimin e papenguar të objektit të propozuesit ,,ABI,,sh.p.k. rr. Komuna e Parisit pa nr.

“Sepse, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda gjykatës ia ka përcjellë aktvendimin për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve me iniciale I.TH. drejtor i Drejtorisë së Inspektoriateve pranë Komunës së Prizrenit, J.V. – Inspektore Komunale e Ndërtimtarisë pranë Komunës së Prizrenit A.T.- zyrtar në Inspektoratin Komunal të Ndërtimtarisë pranë Komunës së Prizrenit, SH.K.-jurist pran K. Prizrenit dhe I.B. – zyrtare në Inspektoratin Komunal të Ndërtimtarisë pranë K. Prizrenit për shkak të dyshimit të arsyeshëm se në bashkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.1 lidhur me neni 31 të KP-së”, përfundon njoftimi.