Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fshati i Vjetër i Ferizajt, vendvarrim për të gjitha komunitetet fetare

Ferizaj, 18 korrik - Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, hapi sot diskutimin publik për Rregulloren komunale për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Me këtë rast ajo tha se ky akt paraqet qasjen e qeverisjes lokale që edhe këtë segment të rëndësishëm shoqëror ta rregullojë me dispozita ligjore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu tha se Komuna e Ferizajt përmes kësaj rregullore përfundimisht do të zgjidhë një problematikë të kahershme, siç është rregullimi dhe mirëmbajtja e varrezave. Ai shtoi se varrezat e reja të qytetit në Fshatin e Vjetër janë të parapara në blloqe për secilin besim fetar dhe të tjerë, duke siguruar dukjen e njëllojtë të vendvarreve, infrastrukturën e nevojshme mjedisore e rrugore, që përfundimisht qyteti ynë të ketë varreza të dinjitetshme.

Të pranishmit, përfaqësues të bashkësive fetare në Ferizaj përgëzuan dhe mbështetën pushtetin lokal në këtë nismë, që përfundimisht do t’i ofrojë kushtet e përshtatshme dhe dinjitetin e varrezave të qytetit.