Një grupi i aktivistëve të Fushë Kosovës sot kanë paralajmëruar një aksion simbolik para stacionit policor të kësaj komune pas vrasjes së 12-vjeçarit.
Në njoftimin e këtij grupi thuhet se “vrasja e fundit e 12-vjeçarit, të përdhunuar disa herë dhe i vrarë nga një kriminel i dyshuar 20 vjeçar është një nga rastet e tmerrshme që shpërfaqin shpërfilljen që institucionet e drejtësisë e kanë ndaj krimit e që po i bënë bashkëpunëtorë ata”.
Sipas tyre, ky rast, i raportuar në janar e që përfundoi në vrasje pas neglizhencës të vazhdueshëm institucional po e bën çdo herë e më të pasigurt shoqërinë në të cilën jetojmë.
Aksioni simbolik fillon nga ora 15:30 para stacionit policor në Fushë Kosovë.
Këtu poshtë gjeni të gjitha lajmet lidhur me vrasjen e 12 vjeçarit në Fushë Kosovë
Arrestohet i dyshuari për dhunim e vrasje të 12 vjeçarit në Fushë Kosovë
Një tjetër fëmijë rrëfen abuzimin nga i dyshuari për vrasjen e 12 vjeçarit në Fushë-Kosovë
Policia thotë se ka kryer pjesën e saj të punës në rastin e 12 vjeçarit në Fushë-Kosovë