Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes masave të shumta përkrahëse do të vazhdojë mbështetjen e veprimtarive bujqësore në Komunën e Kaçanikut. Kështu është shprehur ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zhiviq, gjatë takimit që sot pati me nënkryetarin e Komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, ku është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë.
Me këtë rast, siç njofton komunikata, ministrja Zhiviq, e ka njoftuar atë se tashmë afati për aplikim për pagesa direkte dhe projektet e zhvillimit rural është mbyllur dhe shumë shpejt ajo tha se do të fillojnë edhe vlerësimet e aplikacioneve për programet mbështetëse. Ajo theksoi se mbështetje në këto programe do të gjejnë edhe fermerët e kësaj komune, të cilët do t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara nga MBPZHR-ja.
Nga ana e tij, nënkryetari i Kaçanikut, Ylber Bajra, e falënderoi ministren për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Po ashtu, nënkryetari Bajra e njoftoi ministren edhe për projektet e kësaj komune për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
-
Zhiviq thotë se janë zgjeruar mbështetjet në sektorin e bujqësisë në Junik
-
MBPZHR-ja i ofron mbështetje Obiliqit në projektet bujqësore
-
Ministria e Bujqësisë hap thirrjet për aplikim për grante
-
Ministrja Zhiviq takoi kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj
-
Ministria e Bujqësisë: Mbështetja financiare për fermerët nuk mund të njolloset me tendenca politike paraelektorale