Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MBPZHR-ja i ofron mbështetje Obiliqit në projektet bujqësore

Përmes programeve zhvillimore të këtij viti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të ofrojë mbështetje për shumë sektor të bujqësisë, duke ndikuar kështu në fuqizimin e mëtejmë të sektorit në mbarë vendin.

Në kuadër të këtyre programeve mbështetje do të gjejnë edhe fermerët e Komunës së Obiliqit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kështu është shprehur ministrja e MBPZHR-së, Dijana Ziviq, gjatë takimit që pati me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, të cilin e ka njoftuar më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2019 dhe për skemat e reja të mbështetjes.

Ziviq, ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.

Nga ana e tij, Gashi e njoftoi ministren edhe për sfidat dhe të arriturat në këtë sektor dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.