Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, ka pritur sot kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, përfshirë këtu edhe ecurinë e implementimit të programeve mbështetëse të Ministrisë për këtë vit.
Zhiviq ka rikonfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.
Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj e njoftoi ministren për zhvillimet në sektorin e bujqësisë në këtë komunë dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.
Artikuj të ngjashëm
-
Zhiviq thotë se janë zgjeruar mbështetjet në sektorin e bujqësisë në Junik
-
Peci premton politika dhe masa të duhura bujqësore për çdo regjion të vendit
-
Ministrja Zhiviq thotë se fermerët e Kaçanikut do ta kenë mbështetjen e MBPZHR-së
-
Kosova dhe Sllovenia të gatshme për bashkëpunim në bujqësi
-
Ministria e Bujqësisë falënderuese ndaj Britanisë për mbështetjen e dhënë