Kosovë

Prizreni ndihet i diskriminuar me investimet kapitale nga niveli qendror

Prizreni ndihet i diskriminuar me investimet kapitale nga niveli qendror

Drejtuesit e Komunës së Prizrenit kanë përsëritur qëndrimin se kjo komunë është e diskriminuar për arsye politike nga niveli qendror sa u përket investimeve kapitale, veçanërisht nga Ministria e Infrastrukturës.

Sipas tyre, hendeku në këto investime ndërmjet Komunës që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje me ato që udhëhiqen nga kryetarët që vijnë nga partitë e koalicionit në nivel qendror është i madh. Por me konstatimet e tilla nuk pajtohen opozitarët lokalë nga PDK-ja e AAK-ja, parti këto që qeverisin në nivel nacional, shkruan sot Koha Ditore.