Kosovë

Opozita e kritikon, Haskuka vazhdon përplasjen me Prokurorinë

Opozita e kritikon, Haskuka vazhdon përplasjen me Prokurorinë

Përplasjet ndërmjet lidershipit të Komunës së Prizrenit dhe Prokurorisë Themelore të Prizrenit lidhur me (mos)hetimin e rasteve të dyshimta për keqpërdorime e shkelje ligjore në pushtetin lokal kanë vijuar edhe gjatë kësaj jave.

Së fundmi, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i ka bërë thirrje edhe një herë Prokurorisë në Prizren që t'i shqyrtojë seriozisht të gjitha rastet e kësaj natyre dhe ta kryejë punën me përgjegjësi të plotë, shkruan sot Koha Ditore.