Fushë-Kosova s`e zbaton Kontratën Kolektive për pagat jubilare në arsim

Fushë-Kosova s`e zbaton Kontratën Kolektive për pagat jubilare në arsim

Nexhat Tovërlani 26 June 2019 11:31

Me gjykatë është dashtë punëtorët e arsimit t’i nxjerrin pagat jubilare e pagat përcjellëse pas pensionimit, pasi zyrtarët komunalë të Fushë-Kosovës kanë refuzuar ta zbatojnë Kontratën Kolektive.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit në këtë komunë, Selim Krasniqi, ka thënë se këtij problemi mund t’i vijë fundi të mërkurën në mbledhjen e Kuvendit Komunal, ku është paraparë të trajtohet kjo çështje. Për këtë ai ka zhvilluar takime edhe me partitë politike që janë të përfaqësuara në Kuvend, shkruan sot Koha Ditore.

“Në Fushë-Kosovë pritet nesër (e mërkurë v.j.) Kuvendi Komunal që ta miratojë, e kanë dhënë një propozim për me ia dhanë rrogat jubilare, edhe rrogat përcjellëse pasi që të pensionohet (punëtori i arsimit v.j.). Nesër ka me u shqyrtu, se ne kemi kërku që rrogat jubilare t’i japin sipas Kontratës Kolektive, kush i bën 10 vjet përvojë pune. Nuk i kanë dhënë rrogat përcjellëse, deri tash i kanë fitu vetëm përmes gjykate”, ka thënë Selim Krasniqi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme