Arbëri

Mbahet karnavali në Suharekë, premtohet mbështetje për kompanitë private

Qyteti i Suharekës sot gjatë gjithë ditës ka frymuar ndryshe, mijëra qytetarë kanë mbushur qendrën e qytetit për të shikuar karnavalin, ku kanë parakaluar mbi 20 grupe nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Spanja e Meksiko, pastaj për të vazhduar me programin artistik.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte dhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili karnavalin e cilësoi si ngjarje të rëndësishme.

“Krenohemi me kompaninë që e udhëheq zotëri Shaqir Palushaj. Prandaj kemi festë, pra është karnavali. Kemi festë që kemi një sukses te madh që na bën krenar dhe faleminderit që na keni bërë krenar më suksesin e juaj me punën e juaj. Në Suharekë ka kompani të suksesshme, është Kompania ‘Solid’. Mua më vjen mirë që qeveria komunale edhe kur ishte zotëri Kuqi, por dhe tash me Bali Muharremaj po gjen mënyra që të bashkëpunojë me sipërmarrësit”, tha ai.

Ndërkaq, drejtori i Kompanisë “Golden Eagle”, Shaqir Palushi tha se ky karnaval origjinën e ka qysh më kohën e Ilirëve.

“Qershori për ne është muaji i lirisë dhe nuk ka më mirë që festës së lirisë i shtojmë ngjyrat e karnavalit. Ngjyra këto që paraqesin respekt dhe dashuri për njëri tjetrin. Qëllimi ynë është që këtë festë të kthejnë në një ngjarje tradicionale”, tha ai.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj tha se si komunë do t’i japin përkrahje gjitha kompanive private.

“Kjo festë po i mbledhë të gjitha gjeneratat, të rinjtë të moshuarit. Qytetarët e komunës së Therandës janë punëtor, janë të civilizuar. Ne sot si komunë do t’i japim përkrahje gjitha bizneseve”, tha ai, raporton KosovaPress