Kosovë

Tri komuna i kërkojnë Qeverisë shkarkimin e bordit të KRU “Mitrovica”

Tri komuna i kërkojnë Qeverisë shkarkimin e bordit të KRU “Mitrovica”
 

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për mospajtimin e tyre lidhur me emërimin e Bordit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”.

Përmes kësaj letre, ata thonë se emërimi i këtij bordi do të thotë politizim i Kompanisë së Ujësjellësit “Mitrovica”.