Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, nëpërmjet një shkrese ka akuzuar ekzekutivin e komunës me arsyetim se zyrtarët e institucioneve publike gjatë orarit të punës shpeshherë po i frekuentojnë kafenetë e qytetit.
Sipas PDK-së nëpër kafene gjatë orarit të punës më së shumti po vërehen zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale të cilët sipas tyre janë punësuar pa kritere. PDK-ja ka bërë të ditur se militantët e punësuar nuk po gjejnë as karrige për t’u ulur në zyrë. PDK-ja, ka njoftuar se janë duke i monitoruar të gjitha institucionet publike për çdo lëvizje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti i ka stërngarkuar institucionet publike me punësime të militantëve partiak pa kritere, ndërkohë ata zyrtar nuk po gjejnë as karrige për t’u ulur nëpër zyre. Si pasojë e kësaj, këta militant partiak gjatë orarit të punës vazhdimisht po i frekuentojnë kafenetë e qytetit. PDK-ja gjatë së premtes dhe gjatë javës së kaluar ka realizuar disa fotografi dhe video derisa militantët e qeverisjes lokale të punësuar pa kritere në sektorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale vërehen duke dalë nga institucioni për të pirë kafe në njërin nga restaurantet e qytetit”, thuhet në shkresën e PDK-së.
Sipas PDK-së, po ashtu edhe shefat e sektorëve të QPS-së të cilët janë ngritur në pozita në mënyrë të jashtëligjshëm shpeshherë po vërehen duke pirë kafe nëpër restauronte gjatë orarit të punës. “Kësaj here ekzekutivi i komunës nuk do të reagoi ndaj komunikatës sonë sepse ne pastaj mund t’ia publikojmë fotografitë dhe videot për secilin zyrtar i cili po e keqpërdor orarin e punës. Mirëpo, ne kërkojmë të merren masa ndaj të gjithë atyre që nuk e respektojnë orarin e punës sepse në numër janë të shumtë dhe në anën tjetër qytetarët po mbesin pa shërbime”, thuhet më tej një komunikatë.