Kosovë

Kosnett: Vushtrria të shërbejë si model për transparencë dhe llogaridhënie

Kosnett: Vushtrria të shërbejë si model për transparencë dhe llogaridhënie
 

Pas inaugurimit të investimit të përbashkët të USAID-it dhe Komunës së Vushtrrisë në ristrukturimin dhe rimodelimin e Zyrës së prokurimit publik, me qëllim të rritjes së transparencës në prokurim publik, ambasadori i SHBA-së Philip Kosnett, ka theksuar se Komuna e Vushtrrisë duhet të shërbejë si model edhe për komunat tjera sa i përket transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Komuna e Vushtrrisë është një shembull për të gjitha komunat e Kosovës, prandaj ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me këtë komunë edhe në të ardhmen. Janë pikërisht qytetarët ata që përfitojnë më së shumti kur ka një bashkëpunim të ngushtë mes komunës dhe shoqërisë civile, që është edhe çelësi i suksesit në Vushtrri”, ka deklaruar Kosnett, i cili gjatë qëndrimit në Vushtrri ishte i shoqëruar edhe nga drejtoresha e USAID-it, Lisa Magno.