Kosovë

Banorët shqiptar në Graçanicë kanë telashe të nxjerrin dokumentet që u nevojiten

 

Komunat që udhëhiqen nga kryetarët e komunitetit serb jo që nuk i njohin simbolet shtetërore të Kosovës dhe pavarësinë e saj, por ata po bëjnë edhe diskriminime ndaj shqiptarëve që jetojnë në këto komuna. Banorët shqiptarë të komunës së Graçanicës po ankohen se po kanë vonesa në pajisjen me dokumentet të ndryshme, teksa ata serb thonë të kundërtën.

Ramiz Gashi, pronar i fabrikës të ngjyrave “Relux SHPK”, po ankohet se për të marrë një listë poseduese dhe një kopje plani nga Drejtoria e Kadastrit në Graçanicë i është dashur të pres një muaj.