Më pak se dhjetë veta i janë përgjigjur ftesës së Komunës së Podujevës në debatin publik të organizuar për Programin trevjeçar të banimit 2019-2021. E këtyre pak qytetarëve u është thënë se ndër sfidat e Podujevës mbesin papunësia dhe varfëria.
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Zaim Thaçi, ka thënë se qëllimi i hartimit të Programit të veçantë të banimit në Komunën e Podujevës është të zhvillojë politika adekuate për zgjidhjen e nevojave për banim për grupe të caktuara, të cilat nuk kanë mundësi ekonomike për të siguruar banim me çmime të tregut. Sipas tij, ky dokument synon edhe që financimi/planifikimi i projekteve të bëhet mbi baza të ruajtjes së mjedisit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur për vizionin dhe synimet e Programit të banimit, drejtori i SHMS-së ka thënë se Komuna e Podujevës synon tërheqjen e investimeve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të nivelit të jetesës në përgjithësi që rezulton në reduktimin e numrit të familjeve që kanë nevojë për mbështetje në fushën e banimit social.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)