Projekti për kontrollin mjekësor të syve të nxënësve në shkollën fillore “Ismet Raci” në Klinë ka nxjerrë të dhëna shqetësuese për gjendjen e tyre në shëndetin e të parit, shkruan sot Koha Ditore.
Këto kontrolle mjekësore në këtë shkollë, që janë kryer me qëllim të diagnostikimit të nxënëseve që kanë dëmtime në të parë, janë zhvilluar dy ditët e kaluara në kuadër të projektit “Mbështetje për fëmijë me dëmtim në të parë në procesin edukativo-arsimor”, që është zhvilluar në bashkëpunim ndërmjet Komunës së Klinës dhe organizatës “Lions International-Lions Club Peja”, bazuar në një memorandum të nënshkruar nga të dyja palët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy memorandum bashkëpunimi ka paraparë kryerjen e vizitave mjekësore në këtë shkollë dhe në një shkollë tjetër, në të cilën ende nuk kanë përfunduar. Arben Limanaj, drejtor i Arsimit në Klinë, tregoi të enjten për “Kohën Ditore” se fillimisht ka qenë në plan kontrollimi i nxënësve vetëm në shkollën më të madhe fillore në këtë komunë, “Ismet Raci”, në Klinë,e cila ka 1 mijë e 500 nxënës.
E pastaj, në pajtim me donatorin e syzeve, janë përfshirë në këtë projekt edhe vizitat mjekësore për sy edhe në shkollën “Atë Gjergj Fishta”, në fshatin Jagodë, e cila ka rreth 100 nxënës.....(Shkrimin komplet mund ta lexoni sot në Koha Ditore)