Shoqëria civile konteston cilësinë e projekteve infrastrukturore në Ferizaj

Shoqëria civile konteston cilësinë e projekteve infrastrukturore në Ferizaj

Agim Ademi Agim Ademi 24 May 2019 08:23

Cilësia e punimeve në projektet e infrastrukturës, që i ka filluar së fundmi Komuna e Ferizajt, është tejet e dobët, dhe trendi i punimeve që po kryhen në këtë mënyrë nga operatorët ekonomikë duhet të ndërpritet sa më parë. Kështu ka rekomanduar Rrjeti i OJQ-ve “Avonet”, në Ferizaj, pas monitorimit që ka bërë gjatë kohës së ekzekutimit të këtyre projekteve, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë që gjatë periudhës së fundit kohore komuna ka nisur asfaltimin e dhjetëra rrugëve nëpër fshatra dhe zona urbane të qytetit, pastaj ka nisur ndërtime për nënkalime të rrugëve, ndërtim të objekteve shkollore etj. Mirëpo, pas disa vizitave që kanë bërë në terren, përfaqësues të “Avonet” kanë dalë me konstatimet se cilësia e punimeve po bëhet dosido.

Sipas tyre, gjatë periudhës së fundit kohore punimet infrastrukturore në këtë komunë po realizohen me cilësi të dobët, dhe se për këtë gjë është njoftuar me kohë edhe Drejtoria e Infrastrukturës, me kërkesën që të marrë masa ndaj operatorëve ekonomikë, mirëpo deri tashti një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv në OJQ “Avonet”, ka thënë se pas një vizite nëpër fshatra dhe lagje urbane në të cilat janë asfaltuar dhe po asfaltohen disa rrugë e rrugica, është parë se punimet janë kryer me cilësi të dobët....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme