Arbëri

Obiliqit i anulohet zgjedhja e jashtëligjshme e ekspertit

Komunës së Obiliqit i është anuluar njoftimi për dhënie të kontratës për një aktivitet të prokurimit që kishte për qëllim angazhimin e një eksperti. Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka konstatuar se Autoriteti Kontraktues (Komuna e Obiliqit) në mënyrë të jashtëligjshme kishte rekomanduar për kontratë një operator ekonomik.

I njëjti organ e ka aprovuar pjesërisht të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Harisi Group” sh.p.k., “Ypoe” sh.p.k. Fushë-Kosovë lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Vlerësues i licencuar privat” me nr. të prokurimit 614-19-759-2-3-6. OSHP ka konstatuar se operatori ekonomik i rekomanduar për dhënie të kontratës ka prezantuar marrëveshjen e bashkëpunimit të datës 8.3.2019 me titull “kontratë për konsorcium”, ku në të njëjtën shkresë përveç tjerash përshkruhet se lider është “OneScore” sh.p.k., ndërsa personi fizik, Fitim Sertolli, anëtar, shkruan sot Koha Ditore.

“Në nenin 1, përkatësisht 2, të së njëjtës marrëveshje precizohet se pjesëmarrja është 50 për qind ‘OneScore’ sh.p.k. dhe 50 për qind Fitim Sertolli (personi fizik), siç parashihet me nenin 71 të LPP-së. Megjithatë, në anën tjetër, operatori ekonomik i propozuar për dhënie, sipas ofertës përmes të cilës ka ofertuar në këtë aktivitet të prokurimit, rezulton që oferta është dorëzuar vetëm në emër të ‘OneScore’ sh.p.k, veprim i cili bie ndesh me nenin 66, par. 1 të LPP-së dhe nenit 27.3 i RrUOPP-s”, thuhet në arsyetimin e vendimit të OSHP-së.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)