Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Projekti katërmilionësh i Komunës së Ferizajt nuk figuronte në asnjë plan

Projekti katërmilionësh “Bashkimi i qytetit”, të cilin ka filluar ta realizojë Komuna e Ferizajt nuk ka figuruar fare në planifikimin buxhetor, as në kodet buxhetore dhe as në planin e prokurimit.

Këto konstatime i ka nxjerrë rrjeti i OJQ-ve “Avonet”, të hënën, pas monitorimit përgjatë periudhës së fundit kohore të procesit të këtij projekti, duke thënë se për të madje nuk është bërë as studimi i fizibilitetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas kësaj OJQ-je, gjatë fillimit të realizimit të projektit një grup i komunitetit të biznesit ka reaguar për mospërshtatje të tij me kushtet e projektit, ndërkohë rreth tij ka pasur shqetësime edhe nga qytetarët dhe shoqëria civile, shkruan sot Koha Ditore.

Nëpërmjet një reagimi publik “Avonet” ka bërë me dije se projekti “Bashkimi i Qytetit” nuk gjendej në planifikimin buxhetor, as në kodet buxhetore, pastaj nuk është planifikuar në planin e prokurimit dhe nuk është bërë ndonjë studim i fizibilitetit të tokës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)