Arbëri

Kreu i Komunës së Prizrenit kundër angazhimit të shërbyesve civilë në struktura partiake

Kabineti i kryetarit të Prizrenit ka kërkuar evidentimin e angazhimit të nëpunësve civilë të Komunës në pozitat drejtuese në parti politike me qëllim të zbatimit të dispozitave të Ligjit për Shërbimin Civil. Mirëpo, kjo kërkesë e kabinetit është kundërshtuar nga këshilltarët opozitarë, që kanë pohuar se nëpunësit civilë nuk mund të hetohen si në sistemin monist.

Shefja e kabinetit të kryetarit, Krenare Koqi, në komunikimin përmes postës elektronike ka kërkuar që të ndërmerren veprime të duhura për zbatimin e Ligjit për Shërbimin Civil, shkruan sot Koha Ditore.

“Kohëve të fundit është i theksuar dukshëm angazhimi i nëpunësve civilë në aktivitete politike, mirëpo bazuar në Ligjin nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe atë në nenin 17 pika 3, ku thuhet se ‘nëpunësit civilë nuk mund të mbajnë pozita drejtuese në parti politike dhe të jenë aktivë politikisht’. Ju lutem që ju si drejtor t’i evidentoni angazhimet e tilla të nëpunësve të sektorëve tuaj dhe për të njëjtit të merren masat e nevojshme me qëllim të zbatimit të ligjit”, shkruan në një korrespondencë të saj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)