Arbëri

Gjilani krenohet me çerdhe të veçantë për komunitetet, kritikohet se kështu s’ndodh integrimi

Gjilani është e vetmja komunë në Kosovë në të cilën funksionon çerdhja vetëm për komunitetet rom dhe serb.

Këtë, drejtues të këtij institucioni, e shohin si gjë të mirë për këto komunitete dhe thonë se kjo ka qenë kërkesë e vetë këtyre komuniteteve, raporton KTV.

Mirëpo, drejtori i Arsimit në këtë Komunë, Nazim Gagica, ka thënë se gradualisht janë duke i integruar në të gjitha shkollat.

Në fshatin Shillovë të kësaj komuna funksionon çerdhja, por drejtoresha e këtij institucioni, Daniela Markoviq, ka thënë se konkursi është i hapur për të gjitha komunitetet, mirëpo këtë vit nuk ka pasur fëmijë nga komuniteti rom.

Nga organizata BallkanSunFlowers , Samir Shahini ka thënë se me këtë akt, nuk ka vend për mburrje.

Ai ka thënë se nuk duhet të ketë ndarje të tilla.

Megjithatë, në këtë komunë, në lagjen e romëve, funksionon edhe një qendër për mësim-nxënie me qëllim mësimin shtesë, ku mësojnë fëmijët e moshave 5-6 vjeç.