Arbëri

Fshati Pouskë kërkon mbrojtje institucionale nga rreziku prej arinjve

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore / ilustrim

Banorët e fshatit Pouskë të Prizrenit para zyrtarëve të pushtetit lokal kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me praninë e ariut në këtë lokalitet, veçanërisht për sulmet e fundit në stallat e fermerëve, me ç'rast janë mbytur rreth 30 dele e qengja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por zyrtarët komunalë dhe ata të Policisë, në bazë të informatave të siguruara deri më tani dyshojnë se sulmeve të ariut i ka paraprirë rasti i vjedhjes së këlyshëve të tij. Për shkak të situatës së krijuar në këtë vendbanim malor, ku kryesisht jetojnë pjesëtarët e komunitetit boshnjak, pushteti lokal po bën përpjekje për të gjetur një zgjidhje duke i bashkërenduar veprimet me institucionet tjera, shoqatat e gjahtarëve dhe njohësit e faunës.

Nënkryetarja për komunitete në Komunën e Prizrenit, që vjen nga radhët e komunitetit boshnjak, Memnuna Ajdini, ka bërë të ditur se në zyrën e saj ka zhvilluar një takim me banorët e Pouskës, të cilët kanë kërkuar zgjidhje urgjente për situatën e krijuar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)