Kosovë

Ballazhi: Suma për tri mandate nuk e siguroi as ujin e pijshëm

 

Subjekti opozitar Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Hanin e Elezit, ka kritikuar ekzekutivin e Komunës për dështime dhe zvarritje të disa projekteve kapitale. Sipas opozitës, kryetari i kësaj komune Rufki Suma prej tre mandatesh ka dhënë premtime të ndryshme, të cilat nuk po arrin t’i realizojë, e në mesin e tyre si problemi më thelbësor po llogaritet mungesa e ujit të pijshëm për qytezën dhe fshatrat përreth, pastaj ndotja e ambientit, gjendja e rëndë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, nepotizmi, mungesa e transparencës etj.

Ndërkohë, Instituti GAP ka publikuar një raport në lidhje me premtimet e kryetarit të kësaj komune, Rufki Suma i cili për katër vjetët e ardhshëm ka premtuar 16 projekte më të rëndësishme, ndërkohë deri tashti ka përfunduar gjashtë prej tyre, pastaj pesë janë gjysmë të përmbushura, katër projekte të filluara dhe një ende nuk ka nisur.