Inspektorati i Komunës së Ferizajt gjatë një aksioni të kontrollit të çmimeve të produkteve në treg ka rezultuar me evidentimin e një numri të konsiderueshëm të bizneseve të mëdha të cilat kanë mashtruar blerësit potencial duke ekspozuar çmime të ndryshme në vendin e ekspozimit, nga ato për pagesë në arkë.
Kjo ka bërë që inspektorët e tregut të veprojnë menjëherë me gjobë administrative që kap vlerën e mbi 1000 euro, si fazë iniciale e procedurës, konform parashikimit ligjor të ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeinspektori i Ferizajt, Ridvan Berisha tha se dukuria e mashtrimeve me çmime është e shpeshtë në qendrat tregtare dhe marketet e mëdha në territorin e Ferizajt dhe se për këtë ka angazhuar ekipe specifike që do të monitorojnë vazhdimisht këtë fenomen që prek direkt xhepin e qytetarëve dhe rrit pasigurinë për produktet që përdoren, apo janë pjesë e kësaj skeme mashtrimesh.
Organizatorët e skemave të tillë mashtruese, bizneset që janë dënuar, pronarët dhe përfaqësuesit e tyre janë proceduar sipas legjislacionit në fuqi.