Autoritetet komunale të Prizrenit, të martën, kanë kërkuar nga organet e hetuesisë që të ndërmarrin veprime për identifikimin e zjarrvënësve në territorin e kësaj komune. Sipas tyre, si pasojë e keqbërësve tashmë po dëmtohen edhe bukuritë natyrore të vendit.
Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, në rrjetet sociale ka publikuar fotografi të pyjeve të djegura në shtegun që çon kah vendi i quajtur “Pashaqeshme”, që nga organet komunale e bjeshkatarët lokalë po promovohet si destinacion turistik. Veprimet e personave të papërgjegjshëm i ka cilësuar si vandalizëm dhe ka kërkuar që ata të sillen para drejtësisë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Zjarrvënia është akt kriminal me ligjet e Kosovës dhe dënohet deri në 5 vjet burg. Ftoj policinë, organet e hetuesisë që të identifikojnë këta kriminelë që të marrin dënimin që e meritojnë”, ka shkruar Haskuka në reagimin e tij.
Drejtori për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj, ka pohuar se rasti në shtegun e “Pashaqeshmes” ka ndodhur më 31 mars të këtij viti. “Shkaktari i zjarrit në këtë zonë dyshohet të jetë faktori njeri. Por ende nuk janë identifikuar autorët e kësaj vepre”, ka thënë Dakaj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)