Objekti i minatorëve ende shërben si shkollë e Kishnicës Foto: Koha

Objekti i minatorëve ende shërben si shkollë e Kishnicës

Nexhat Tovërlani 23 March 2019 08:30

Objekti që ishte dedikuar për minatorët e minierës së Kishnicës në Komunën e Graçanicës ende është duke shërbyer si shkollë për nxënësit e këtij fshati. Kushtet aty janë tepër të vështira, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i këtij objekti të dijes, Vezir Bytyçi, ka thënë se deri tash shteti do të duhej t’ia vinte drynin kësaj shkolle. Mësimdhënësit e nxënësit e shkollës “Ditët e Minatorit” i ekspozohen çdo ditë lagështisë, mykut e rrezikut nga çarja e trarëve që janë të vendosur në vend të pllakës së betonit.

“Këtu i kemi 140 nxënës prej të parës deri në të nëntën. Prej klasës së pestë deri të nëntën vijnë edhe nxënësit e paraleles së shkollës në fshatin Shushicë. Kushtet këtu janë mizerje. Për ma keq e ma vështirë nuk ka ku shkon. Me pasë shtet qysh duhet, vetë shteti ia vë drynin edhe të largon prej këtij objekti se është me rreziqe të shumëfishta. Rrezik fizik për nxënësit, edhe shëndetësor, se ka lagështi, ka myk, janë të gjitha telashet e mundshme në këtë objekt”, ka thënë drejtori i kësaj shkolle Vezir Bytyçi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme