Arbëri

Banorët të rrezikuar nga rrëshqitja e dheut në rrugën kryesore

Banorët e fshatit Bellopojë të Komunës së Podujevës thonë se janë në rrezik nga rrëshqitja e dheut në rrugën kryesore, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tyre, pos dëmtimit të madh të kësaj rruge, që të çon në drejtim të Burgut të Sigurisë së Lartë në fshatin Gërdofc, nga kjo rrëshqitje mund të pësojnë edhe shtëpitë aty afër (në Bellopojë).

Faton Haziri nga ky fshat, thotë se aty do të duhej të ndërtohej një muri mbrojtës në anën e poshtme të rrugës. Sipas tij, edhe drenazhimi nuk i është bërë si duhet kësaj rruge. (Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).