Kritikat e brendshme në koalicionin qeverisës komunal të Prizrenit nuk janë ndalur as gjatë fundjavës.
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka reaguar ndaj komunikatës së Degës së Nismës Socialdemokrate, duke e akuzuar partnerin e koalicionit për punësime mbi baza partiake në sektorin e arsimit, sikurse edhe “uzurpimin” e posteve në sektorin e sportit dhe të kulturës. LDK-ja në Prizren ka bërë të ditur se nuk do të heshtë ndaj praktikave të politizimit të arsimit dhe parregullsive të tjera që kultivohen nga Nisma, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë reagimin e Zyrës për informim të Degës së LDK-së shkruan se ky subjekt politik “përkrah fjalën e lirë dhe inkurajon paraqitjet e denoncimeve nga ana e kuvendarëve të Prizrenit, sa herë që ata e shohin të udhës për qeverisjen e mirë apo keqqeverisjen, qoftë edhe nga partnerët e koalicionit”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)