Arbëri

PDK-ja me tensione mban zgjedhjet e brendshme

Procesi i zgjedhjeve të brendshme në Degën e Partisë Demokratike në Gjilan po përcillet me tensione ndërmjet rivalëve brenda këtij subjekti politik. Në garë për postin e kryetarit të degës është futur edhe ish- kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili pritet të sfidohet nga Flurim Arifi.

Të mërkurën është raportuar për një kacafytje ndërmjet Hevzi Xhelilit dhe Riad Rashitit. Ata kanë mohuar të jenë kacafytur, porse e kanë pranuar se tensionet në këtë subjekt vazhdojnë të jenë të larta, shkruan sot Koha Ditore.

Ish- këshilltari komunal Riad Rashiti ka akuzuar një pjesë të anëtarësisë së PDK-së se qëllimisht janë duke bllokuar funksionimin e subjektit që përfaqësojnë.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).