Kosovë

Spitali i Gjilanit me shtretër të rinj për repartin e Dializës

Spitali i Gjilanit me shtretër të rinj për repartin e Dializës
 

Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë ndarë 20 shtretër të rinj për Spitalin e Gjilanit, të cilët janë vendosur në reparte të ndryshme, duke zëvendësuar të vjetrit për të ofruar qëndrim më të rehatshëm tek pacientët që kërkojnë trajtim mjekësor.

12 prej tyre janë vënë në dispozicion të pavijonit të Hemodializës, kurse të tjerët në Kujdesin Intensiv të Kirurgjisë e Gjinekologjisë dhe në repartin e Neurologjisë.