Kosovë

Grupi i këshilltarëve të PDK-së dënon sulmin ndaj kryesuesit të KK-së së Dragashit

 

Grupi i këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Dragashit ka dënuar sulmin fizik ndaj kryesuesit Betim Merdi, duke kërkuar nga organet e rendit që ta zbardhin rastin ashtu që kryerësit të përballen me drejtësinë.

Ky grup njëherësh sulmin në fjalë e ka konsideruar si atak ndaj institucioneve shtetërore dhe ka shprehur mbështetje për punën e kryesuesit të Kuvendit të Komunës.