Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja akuzon ekzekutivin e Prizrenit për keqpërdorim të automjeteve zyrtare

Shefi i këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka akuzuar lidershipin komunal për tolerim të keqpërdorimit të veturave zyrtare, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tij, automjetet zyrtare të kësaj komune voziten edhe nga persona të paautorizuar, në orar të punës e jashtë tij, duke shpenzuar karburantet që paguhen nga taksat e qytetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madje Baldedaj ka kërkuar që të publikohet edhe kostoja e marrjes me qira të disa automjeteve nga qeveria komunale.

Baldedaj ka shprehur thënë se vetura zyrtare e Komunës, në kundërshtim me legjislacionin, transporton stafin mbështetës të kryetarit nga shtëpia në punë e anasjelltas. (Teksti i plotë sot në Koha Ditore).