Kosovë

Ndërtimi i trotuareve në Gjilan zvarritet prej 2 vjetësh

Ndërtimi i trotuareve në Gjilan zvarritet prej 2 vjetësh

Dy vjet nuk i kanë mjaftuar Zyrës së prokurimit në Gjilan që të kontaktojë një kompani për ndërtimin e trotuareve në lagjen “Dardania”.

OSHP-ja ka publikuar vendimin për anulimin e tenderit për ndërtimin e trotuareve në lagjen “Dardania”, ngase është gjetur se zyra e prokurimit nuk e ka respektuar Ligjin e prokurimit publik. Është kërkuar nga zyra e prokurimit që këtë lëndë të kthejë në rivlerësim, shkruan sot Koha Ditore.