OSHP-ja kërkon rivlerësimin e tenderit për ujëmatësit e 3 komunave

OSHP-ja kërkon rivlerësimin e tenderit për ujëmatësit e 3 komunave

Feim Azemi 07 February 2019 12:31

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP), i cili trajton ankesat e palëve dhe shqyrton ligjshmërinë e tenderëve, ka kërkuar nga kompania e ujësjellësit “Hidromorava” që të kthejë në rivlerësim lëndën “Furnizimi me ujëmatës zonalë për rajonin e Gjilanit, ku përfshihen Komuna e Vitisë, Kamenicës dhe ajo e Gjilanit.

Ankesa e operatorit ekonomik, i cili kishte marrë pjesë në këtë tender është vlerësuar si e bazuar dhe se kompania duhet të rikthejë për vlerësim lëndën, shkruan sot Koha Ditore.

“Eksperti i OSHP-së ka dorëzuar sqarimet dhe rekomandimet e tij lidhur me ankesën e lartpërmendur, me ç’rast ka vlerësuar se pretendimet e parashtruesit të ankesës janë të bazuara, dhe rrjedhimisht ka rekomanduar panelin shqyrtues ta aprovojë si të bazuar ankesën e operatorit ankues kundër anulimit të aktivitetit të prokurimit, dhe ky aktivitet i prokurimit të kthehet në rivlerësim.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme